AKTUALE

Miratohet plani operacional i vitit 2024 për zbatimin e Rezolutës së OKB-së13/25, “Gratë, paqja dhe siguria (2020-2025)

Banner

Ministria e Drejtësisë miratoi Planin Vjetor Operacional për vitin 2024 për implementimin e Planit të dytë Kombëtar të Veprimit të RMV-së për implementimin e Rezolutës 13/25 të OKB-së “Gratë, Paqja dhe Siguria (2020-2025)”.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në të  parashikohen aktivitete për realizimin efikas dhe efektiv të qëllimeve të përcaktuara të Ligjit për pagesën e kompensimit në të holla për viktimat e veprave penale të kryera me dhunë, parandalimin e dhunës ndaj grave, ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin praktik të dispozitave të Konventës së Stambollit përmes trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

“Ministria e Drejtësisë do ta njoftojë  Ministrinë e Mbrojtjes për shkallën e realizimit të këtij plani, në nivel  gjashtëmujor dhe nivel vjetor”, shtohet në kumtesën e MD-së.

Banner

Related posts

Tre firma të interesuara për tenderin për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike

Gjyla Halili

Kasami sqaron situatën për çmimin e faturave të mbeturinave në Tetovë

Gjyla Halili

Dimitrieska-Koçoska takohet me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Konfirmohet përkrahja për reformat dhe prioritetet zhvillimore të vendit

Gjyla Halili