AKTUALE

Maksim Dimitrievski kandidat për president nga “Znam”

Maksim Dimitrievski do të jetë kandidat për president i Lëvizjes “Znam”, kumtoi sot zëdhënësi i partisë, Nikolla Memov.

Siç kumtoi Memov në konferencë për shtyp, prej nesër fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve.

Sipas tij, qytetarët për herë të parë do të kenë mundësi të votojnë për një opsion të caktuar, dhe jo si deri më tani, të votojnë kundër.

“Presim fitore. Analiza jonë tregon se Dimitrievski do të hyjë në rrethin e dytë, që më pas të kemi edhe fitore përfundimtare. U bëjmë thirrje qytetarëve ta mbështesin kandidaturën e Dimitrievskit në zyrat komunale të KSHZ-së”, theksoi Memov.

Banner

Related posts

Zejdi: Më 19 tetor do të festojmë me Bajramin jo veç për Tetovën por në të gjitha komunat

Gjyla Halili

Siljanovska Davkova: Turizmi e promovon pasurinë natyrore të Maqedonisë dhe trashëgiminë kulturore para botës

Gjyla Halili

“Shqiptarët duan të vazhdojnë me kryengritësit dhe jo puthadorët” – Blerim Bexheti pyet: “A keni dëgjuar ndonjë kritikë nga Mickoski për liderët e VLEN-it?

Gjyla Halili