AKTUALE

Ali Ahmeti: Presidenti dhe Zëvendës Presidenti të zgjedhen me 2/3 e votave plus Badinter në Kuvend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka dhënë “lajmin e madhë” të paralajmruar prej ditësh.

Nëpërmes një video mesazhi Ahmeti i është drejtuar kombit dhe ka folur për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Në fjalimin e tij, të transmetuar drejtëpërdrejtë në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se BDI-ja dhe vet personalisht ai është gati për t’i prirë betejës së fundit dhe vendimtare për bashkim dhe integrim bashkë me ju.

Sipas Ahmetit, zgjedhjet, parlamentare dhe presidenciale, janë të një rëndësie vendimtare në këtë betejë.

“Në këto zgjedhje kemi vendosur që të kërkojmë nga ju të qëndrojmë bashkë, të rreshtoheni me ne në kërkesën për ndryshimin e kushtetutës dhe zgjedhjen e Presidentit dhe zëvendës Presidentit të shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bulgar dhe të tjerëve në Kushtetutë si dhe ti themi jo Rusisë, e po Europës. Para jush, po bëj zotimin e njëmendtë, qe ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti luftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë. Për këtë, kërkojmë besimin tuaj sepse këto punë duan forcë, parti të fuqishme dhe të vendosur që do ti bëjë ballë punëve të mëdha, të dëshmuar në të kaluarën që ka realizuar premtimet e mëdha, që ka bërë atë që ka thënë”, tha mes tjerash Ahmeti

Related posts

Ali Ahmeti pret në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.

Gjyla Halili

Arratisja e Artan Grubit, MPB jep detaje

Gjyla Halili

Arta Bilalli Zendeli në KE: Duke përkrahur Raportin e Kosovës, do i japim një vend në tryezën e familjes së madhe europiane

Gjyla Halili