AKTUALE

Grante japoneze për pesë projekte, me vlerë 300.000 euro

Ambasadori i Japonisë, Ocuka Kazuja sot do të nënshkruajë marrëveshje për grante për pesë projekte në kuadër të Programit GGP për grante të reja për nevoja themelore të njeriut dhe siguri të njeriut, me vlerë të përgjithshme prej mbi 300.000 euro.

Në ceremoninë, që do të mbahet në hotel Meriot në Shkup, siç njoftojnë nga Ambasada japoneze, do të mbajnë fjalim zëvendës kryeministri i parë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, shefi i diplomacisë Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri dhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Grant marrëveshjet, që do të nënshkruhen, kanë të bëjnë me Projektin për furnizim të rentgenit digjital për ISHP Shtëpia e shëndetit Negotinë, Projektin për furnizim të automjetit komunal për komunën Rankovc, Projektin për furnizim me ultrazë për mjekësi geriatrike dhe paliative në Shkup, Projektin për rikonstruimin e çatisë së SHF Rade Kratovçe – Koçan dhe projektin për rinovimin e objektit të Klinikës universitare për kirurgji digjetive – Shkup.

Banner

Related posts

Modelet e flokëve për në plazh: Nga gërshetat te topuzët më të lartë dhe tallaze

admin

Osmani takoi presidentin e Letonisë, diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Kosovë

admin

Skandal në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive/ Stoilkoviqi largon shtatë shqiptarë nga puna

Gjyla Halili