AKTUALE

Toshkovski: Kam marrë njoftim, BE nuk do të bëjë probleme për udhëtim me pasaporta të vjetra

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se sot ka marrë një letër nga Brukseli, në të cilën thuhet se Bashkimi Evropian nuk do të shkaktojë problem nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të udhëtojnë me pasaporta me emrin e vjetër kushtetues.

Toshkovski, sot përsëri u bëri thirrje deputetëve në Kuvend që të mbështesin amendamentet për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit.

“Sot mora një informacion me shkrim se Komisioni i dokumenteve të udhëtimit të Komisionit Evropian ka mbajtur takim dhe më është njoftuar se ata do ta kuptojnë problemin dhe do të jenë sa më korrekt dhe të përmbajtur në raport me qytetarët tanë. Qytetarët tanë që janë jashtë Maqedonisë, 70 mijë me pasaportë të vjetër janë në Gjermani, gjermanët e kanë si të dhënë, ne nuk e kemi. Ata do të mund të shkojnë pa problem në Hungari dhe Çeki, por nuk do të mund të largohen nga Maqedonia nëse kthehen në shtëpi”.

“Komiteti Evropian u jep mendim vendeve që të kenë mirëkuptim. Dhe kjo që po bëjmë ne – vetëm Maqedonia, përveç Greqisë, do ta cenojë të drejtën elementare të njeriut për liri dhe lëvizje, sepse deputetët nga struktura në pushtet – LSDM dhe BDI, nuk duan të votojnë ligjin”, tha Toshkovski.

Related posts

Ky është parashikimi i motit për sot

admin

MPJ njofton: Shtetasit e Maqedonisë janë larguar nga zona e goditur nga tërmeti

admin

BE ndjen keqardhje që Siljanovska – Davkova nuk e respektoi Marrëveshjen e Prespës

Gjyla Halili