AKTUALE

LSDM: Mickoski është i rrethuar nga njerëz të lidhur me krimin

Mickoski është vazhdimisht i rrethuar nga njerëz të lidhur me skandalet e drogës. Para disa muajsh kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Antonio Milloshoski janë ulur në të njëjtën tavolinë, në shoqëri me M.A. nga Gërçeci i kapur me 32 kilogramë drogë, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Profesori i shkollës së muzikës dhe kryetar i KE-së së VMRO-DPMNE-së së Peshtanit së fundmi është kapur me kokainë. Arrestohet për drogë mësuesi në një shkollë në Novo Lisicë, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së në komisionin zgjedhor në Aerodrom.

Truproja e Mickoskit sulmoi fizikisht një oficer policie për të parandaluar një operacion për zbulimin e drogës në një lokal të njohur të Shkupit.

A e pengojnë luftën kundër narkodilerëve strukturat e VMRO-DPMNE-së në VMRO-DPMNE tash që e kanë ministër”, theksojnë nga LSDM.

Banner

Related posts

Përkahje masive për Blerim Bexhetin, mikpritje në çdo familje

Gjyla Halili

Pas tragjedisë së djeshme, për sot në ora 13 është paralajmëruar protestë në Koçan

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nderon Mujë Krasniqin: Rënia e tij ishte themel i lirisë

Gjyla Halili