AKTUALE

VLEN: Kush e keqpërdori Balanserin?

Banner

Zëvendësministri plotësues në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratë, Stefan Andonovski, deklaroi se duhet të pushojë i ashtuquajturi balanser që përdoret për punësim dhe se pikërisht kjo mënyrë e punësimit ka bërë që nga Maqedonia të largohen kuadrot më kualitative. Andonovski, para se të bëj deklarata të tilla aluduese midis rreshtave, është dashur të tregojë se në cilën kohë u jetësua balanseri dhe kush në fakt e keqpërdori më së shumti. Nuk paraqet asnjë problem nëse ndonjë “shqiptar” është punësuar në Berovë apo Pehçevë, por punësimi në institucione shtetërore të qindra e qindra maqedonasve, duke u deklaruar si shqiptarë. Dhe pikërisht kjo ka bërë që kuadrot kualitative shqiptare sot t’i kemi të shpërndarë gjithandej nëpër Evropë, por edhe më larg në Amerikë, Azi e Australi. Më së paku faj për balanserin kanë shqiptarët, vendet e të cilëve, u uzurpuan nga “shqiptarët” maqedonas. Ndaj Andonovski, duke qenë në pozitën aktuale, është mirë që të bëjë një verifikim real dhe do ta shohë se si do t’i dalë rezultati.

VLEN është për çdo reformë institucionale në të mirë të të drejtave të të gjithëve, por është kundër atyre lëvizjeve që dëmtojnë, para se gjithash, shqiptarët. Çdo debat në të mirë të shoqërisë, duhet të jetë i argumentuar, i menduar mirë dhe pa emocione, aq më tepër jo në funksion marketingu parazgjedhor.

Banner

Related posts

249 gjoba në Shkup, 71 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Qeveria e Kosovës mirëpret letrën e politikanëve të huaj të cilët kërkuan nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe qasje më të ashpër ndaj Serbisë

admin

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Gjyla Halili