AKTUALE

Faton Ahmeti: Investimi në arsim dhe gjeneratat e ardhshme është prioritet i Qeverisë dhe BDI-së



Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Faton Ahmeti, bashkë me kryeministrin Talat Xhaferi, ministrin e Arsimit Jeton Shaqirin dhe drejtues të tjerë, sot ka vizituar Universitetin e Tetovës, konviktet dhe kushtet e studentëve të vendosur aty.


Investimi në sistemin arsimor dhe në gjeneratat e ardhshme mbetet prioritet i Qeverisë dhe i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka shkruar z. Ahmeti.

Postimi i plotë i Faton Ahmetit:


Bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri, Rektorin e UT-së, Prof.dr. Jusuf Zejneli, Kryetarin e Senatit të UT-së, Prof.dr. Vullnet Ameti, deputetë të zonës dhe funksionarë, kishim nderin që sot të qëndrojmë në tempullin e dijes, në konviktin shtetërorë të Universitetit të Tetovës.
Nga afër kemi parë kushtet bashkëkohore dhe moderne në cilat janë ambientuar studentët që vijnë nga vendbanimet më të largëta.
Konvikti që ofron strehim për 300 studentë e që u financua me 4 milion euro nga buxheti i Qeverisë së RMV-së, do të ua lehtësojë dukshëm studentëve procesin e studimeve.
Investimi në sistemin arsimor dhe në gjeneratat e ardhshme mbetet prioritet i Qeverisë dhe i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Drejtorit z. Ajetali Dervishi dhe stafit të konviktit ju urojmë suksese dhe i përgëzojmë për përkushtimin në punë.
#bashkë #UT #KonviktiShtetëror

Related posts

Osmani në Strasburg: Multilaterizmi mbetet përgjigjja e vetme efikase ndaj sfidave

Gjyla Halili

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani sot do të vizitojë Turqinë

admin

Demiri: LSDM ofron paga më të larta që të rinjtë të qëndrojnë në vendlindje

Gjyla Halili