AKTUALE

Kompletimi i KShZ-së, 28 shkurt, votimi i Demirit, kandidat i vetëm

Më 28 shkurt, Kuvendi në seancë plenare do të votojë Abdush Demirin, anëtarë të shtatë të KShZ-së. Data konkrete është paraqitur opsioni më i realizueshëm në koordinimin e sotëm të kryeparlamentarit Jovan Mitreski, me koordinatorët e grupeve parlamentare. Fadil Zendeli, deputet i opozitares shqiptare Besa, thotë se brenda javës mundësitë për të mbledhur deputetët janë minimale pasi pjesa më e madhe e tyre javë në udhëtime zyrtare jashtë shtetit.

Për këtë javë ka vështirësi, për shkak se një numër i madh i deputetëve janë në vizita zyrtare jashtë shtetit, por mbetet e hapur që të bëhen konsultime që nëse ka brenda edhe kësaj jave diçka të bëhet, pro si datë e sigurt që mund të votohet anëtari i KShZ-së, Abdush Demiri, është 28 shkurti, javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një javë.”, – theksoi deputeti i LEN-it, Fadil Zendeli.

Zendeli: Kemi shumicën e nevojshme

Abdush Demiri mund të emërohet anëtarë i KShZ-së me dy të tretat e votave të deputetëve. Opozita shqiptare, Lëvizja Evropiane për Ndryshim e bindur se votat janë siguruar, nisur nga votimi i javës së shkuar në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, ku pro ngritën dorën edhe deputetët të LSDM-së.

“Nuk presim të ketë vështirësi në votimin e kandidatit të opozitës shqiptare pasi tani shumica, veçanërisht LSDM-ja tregoi në mbledhjen e komisionit se ka disponim që t’i respektojë dispozitat ligjore dhe ajo që është vlerë e demokracisë në konstituimin e KShZ-së dhe presim që edhe me votat e opozitës dhe të shumicës në seancën e ardhshme plenare kjo çështje të tejkalohet.”, – u shpreh deputeti i LEN-it Fadil Zendeli.

Abdush Demiri mbeti kandidati i vetëm i opozitës shqiptare, pasi Zulfi Adili, i propozuar nga partia e Arjanit Hoxhës, javën e shkuar u tërhoq nga gara. KShZ aktualisht numëron gjashtë anëtarë, dy të VMRO-DPMNE-së, tre të LSDM-së dhe një anëtarë të BDI-së. Vendi i shtatë, të cilin e mbante Krenar Lloga, mbeti vakant me emërimin e tij në krye të dikasterit të drejtësisë.

Related posts

MPB: Nga sot terminet për dokumentet personale mund të caktohen në mënyrë elektronike

Gjyla Halili

Në vitin 2024 më së shumti paraqitje për helmime me ushqim dhe për produkte me afat të skaduar

Gjyla Halili

Asnjë shqiptarë në njësinë “Tigrat”/VLEN: Pse heshtin BDI dhe kryeministri Xhaferi

Gjyla Halili