AKTUALE

Arsovska ka paralajmëruar kallëzim penal kundër votimit të PDU-së në Komunën e Gjorçe Petrovit

Pa pëlqimin e Qytetit të Shkupit, Këshilli i Komunës së Gjorçe Petrovit këtë fundjavë ka votuar ndryshimet në Planin Detal Urban (PDU) me të cilin objektet e lejuara në rrugën “Aco Shopov” janë rritur në mënyrë drastike nga 5 kate në 20 kate, njoftoi kryetarja Danela Arsovska.

Siç sqaroi ajo, edhe pse është dashur të kërkojnë mendim nga institucionet kompetente, komuna ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, nga ku është marrë pëlqimi më 16 shkurt të këtij viti dhe i ka kaluar Këshillit të komunës të shtunën.

Qyteti i Shkupit, siç njoftoi Arsovska, do të ngrejë kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Gjorçe Petrov Aleksandar Stojkovski, ministrit të transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski, kryetares së këshillit të komunës së Gjorçe Petrov dhe disa të tjerëve. Ajo do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese ndërprerjen e përkohshme të aplikimit.

“Të shtunën më 17.02 në mbledhjen e jashtëzakonshme të komunës së Gjorçe Petrovit, në kundërshtim me të gjitha procedurat, në kundërshtim me disa ligje, është miratuar PDU jashtë të gjitha procedurave, sipas të cilit është paraparë ndërtimi i një përbindëshi prej betoni, i përbërë nga 50 objekte, ku është planifikuar ndërtimi i objekteve të banimit prej 240.000 metra katrorë”, tha Danella Arsovska

Related posts

Nora Gjakova detyron kundërshtaren ta dorëzojë duelin – fiton me lehtësi raundin e parë

admin

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

Gjyla Halili

Izet Mexhiti takim me qytetarë dhe tregtarë nga Çairi

Gjyla Halili