AKTUALE

Vizita në konviktin studentor të Tetovës / Xhaferi: Konvikti plotëson nevojat e mbi 300 studentëve

SHAQIRI: PUNOJMË PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE EDHE NË KONVIKTET E TJERA

Kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri vizituan sot Koviktin e studentëve në Tetovë. Në fjalën e rastit Xhaferi tha se ky konvikt është më i riu në shtetin tone dhe I ka plotësuar nevojën e kahmotshme të studentëve që Studiojnë në Tetovë. Ndërsa ministri Jeton Shaqiri, theksoi se MASH do të vazhdojë investimin për përmirësimin e kushteve edhe në konviktet e tjera. Shaqiri gjithashtu bëri të ditur se me ndihmat plotësuese financiare janë bërë edhe pagesat për studentët të cilët udhëtojnë nga qytete të ndryshme.

“Që nga nëntori i vitit të kaluar qëndrojnë rreth 300 studentë, konvikti studentor i Tetovës është konvikti më i ri shtetëror i studentëve në vendin tonë dhe me këtë është plotësuar një nevojë e kahmotshme e studentëve që studiojnë në universitetin e Tetovës”.  02:12”Rrethë 30.000 studentë fitojnë vakët studentor ndërsa 6500 studentë pranojnë bursa studentore”, tha Talat Xhaferi.

“Vazhdimisht po vazhdojmë të punojmë për kushte dhe standard më të mirë për të gjithë studentët duke rritur bursat studentore duke u munduar për të përmirësuar kushtet në të cilët janë të vendosur studentët nëpër konvikte, ky konvikt ka rreth 300 studentë të cilët janë të përfshirë me kushtet më moderne të cilat i posedojnë ky konvikt. Ashtu do të vazhdojmë edhe për konviktet tjera ku janë rreth 4.000 studentë të cilët janë të vendosur në konvikte”, tha Jeton Shaqiri./tvklan.mk

Banner

Related posts

Aki Gostivar: Fillon koordinimi për fitoren plebishitare më 19 tetor

Gjyla Halili

Ahmeti për Siljanovskën: Të mos prek në plagë të vjetra nuk jetohet në hasmëri shekullore

Gjyla Halili

Nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari Ansambli Shtetëror shfaqi koncertin solemn të radhës me rastin e jubileut „10 vjet krenari“

admin