AKTUALE

Ndryshojnë sërish çmimet e derivateve të naftës në RMV, shtrejtohet dizeli

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,08 % në raport me vendimin e datës 16.2.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,240 %, te nafta për 2,387 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,946 % dhe te mazuti për 3,469% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,028%

Nga data 20.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 80,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,881 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,149 den/kg dhe do të jetë 41,881 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 20.2.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Related posts

Leon Dajaku, lojtari më vendimtar në elitën e futbollit kroat për minutat e zhvilluara

Gjyla Halili

Zgjedhjet lokale në Tuz – Kreu

admin

Server: Rruga më e mirë që duhet të ndjekë Maqedonia e Veriut është integrimi në BE

Gjyla Halili