AKTUALE

Grubi: Opozita shqiptare e vendosur e gjitha në shërbim të VMRO-DPMNE-së

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në TV A2 CNN në Shqipëri deklaroi se opozitarët shqiptarë janë pothuajse të gjithë të dalur nga BDI-ja,  të cilët tashmë po i shërbejnë opozitares maqedonase VMRO-DPMNE.

“E ashtuquajtura opozita shqiptare janë që të gjithë të dalur nga BDI-ja, pra ish-kolegë që tash kanë përfunduar askund sepse donin të jenë  themelues të partive politike pa pasur aftësi për të udhëhequr të njejtat, ndaj nuk janë as të përfaqësuar me deputetë në kuvend. Kjo që i ka përcjellë deri më tani do të vazhdoj edhe më tutje. Ata u bashkuan mirëpo ky bashkim i tyre erdhi përshkak të mungesave vetanake për të udhëhequr. Nga BDI gjithmonë kemi kërkuar që të bashkohen, që mos të përçahet vota shqiptar, mirëpo ata momentalisht po veprojnë me përçarje në shërbim të VMRO-DPMNE-së”, tha Grubi. /indeks.mk

Banner

Related posts

Lladrovci: Falë kontributit të jashtëzakonshëm të lobit shqiptar në Amerikë kemi arritje historike

admin

Gjykata e Apelit funksionon me 28 gjyqtarë nga 52 të planifikuar!

admin

Trump premton ‘Kupolën e Artë’, supermburoja raketore amerikane gati deri në fund të mandatit

Gjyla Halili