PD zyrtare, nëpërmjet përfaqësuesi të saj ligjor, Rezart Kthupi dorëzoi sot padinë e e paralajmëruar nga PD dhe kryetari Basha për çështjen e inceneratorëve.
PD e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm padit Edi Ramën Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Erjon Veliaj si dhe çdo person i pa identifikuar me emër nga ana e Arben Ahmetajt, por që në bazë të deklarimeve ka përgjegjësi penale në lidhje me favorizimet e marra nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Në kallëzimin penal janë renditur 7 vepra penale:
1- “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal
2- “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248,
3- “Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” parashikuar nga neni 258,
4- “Korrupsioni pasiv i peronave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259,
5- “Korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260,
6- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal,
7- të kryera në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333 dhe neni 334 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 245, 248, 258, 259 dhe 260 278, 333 dhe 334 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.