AKTUALE

Xhaferi – Bregu: Me interes për rajonin është përparimi në integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,  në margjinat e Konferencës së Sigurisë të Mynihut, zhvilloi takim dypalësh me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

Bashkërisht u vlerësua se përforcimi i bashkëpunimit rajonal është një rrugë drejt integrimit dinamik evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U theksua se në disa vitet e fundit janë bërë arritje të rëndësishme, të cilat as që supozohej se ishte e mundshme të bëhen. Këto janë: një rajon me tarifa zero për roaming, njohja e kualifikimeve akademike dhe profesionale, udhëtimi i lirshëm  me letërnjoftime në gjithë rajonin, si edhe rezultate të dukshme që e lehtësojnë funksionimin e qytetarëve.

Këto hapa të përbashkëta të shteteve të Ballkanit Perëndimor, siç u vlerësua, janë pasqyrim i vullnetit politik të liderëve politikë progresivë për realizimin e nismës për një treg të përbashkët rajonal, si një hap drejt qëllimit më të madh të përbashkët, anëtarësimit në Tregun Unik Evropian.

Related posts

Gëzuar 15 vjetorin e pavarësisë Kosovë!

admin

Bojmacaliev: Anëtarësimi në NATO na ka vendosur nën mbojtje të një prej prej aleancave më të fuqishme të sigurisë në botë

Gjyla Halili

Taravari: BDI bashkë me partitë maqedonase kundër Akademisë shqiptare!

Gjyla Halili