AKTUALE

Grubi: Pavarësia e Kosovës, drejtësi e vendosur në vend, triumf i një kauze të pastër për liri

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetet sociale ka uruar Republikën e Kosovës, me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Pavarêsisë.

Grubi ka shkruar se Pavarësia e Kosovës është drejtësi e vendosur në vend.

Shton se kjo ështé triumf i një kauze të pastër për liri pas së cilës u rreshtua bota mbarë.

“Sot kur po bëhen 16 vite nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, le të reflektojmë mbi madhështinë e luftës dhe qëndresës së saj heroike nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Ashtu siç ishte mbarëkombëtar mobilizimi për jetësimin e kësaj kauze, le të qëndrojmë bashkë në shërbim të idealit për përparimin tonë mbarëkombëtar. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! Gëzuar Kosovë!”, ka shkruar Grubi

Banner

Related posts

Forumi i gruas nga Fronti Europian takime me qytetare në Banjë të Tetovës

Gjyla Halili

Eurodeputeti austriak, Waitz: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Gjyla Halili

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Gjyla Halili