AKTUALE

Ali Ahmeti uron Kosovën: Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën pë Pavarësinë e 16-të, Ahmeti mes tjerash shkruan se me mall kujton ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara.

”Çdo ditë e Kosovës sonë të lirë është përkujtim i qëndresës heroike dhe sakrificës së të gjithë atyre që iu përgjigjën sypatrembur kushtrimit të saj të lirisë. Kujtoj sot me mall e krenari ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara, Kosova duhej çliruar dhe për luftën e saj heroike duhej të dëgjojë bota mbarë. Kosova nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtës së saj për të gëzuar lirinë, për të cilën derdhi rrëke gjaku ndër vite. Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë, krah për krah me vëllezërit tanë në Kosovë po hapërojnë drejt shtigjeve të përparimit dhe ardhmërisë europiane.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!” – ka shkruar Ali Ahmeti.

Related posts

Mark Gjonaj: Diaspora shqiptare për herë të parë mund të votojë për zgjedhjet në Shqipëri, regjistrohuni

Gjyla Halili

Veli Abdiu apel udhëheqësisë së Parkut Kombëtar: Rekalit nuk e njohin frigën, të jeni të sigurtë se do ti keni përballë të gjith fshatrat e Rekës së Epërme

admin

Kryetari i Çairit Visar Ganiu me Presidentin Pendarovski në një manifestim arsimor

admin