Beqir Sina/INA
Konsullta e Pergjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, organizoi mbrëmë në qytetin e Nju Jork-ut, një pritje me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, e cila përkonë edhe me 25 – vjetorin e çlirimit të vendit, kështu të paktën njoftojë në faqen e saj në Fb, konsullata e Kosovës, e cila e ka shoqëruar njoftimin e saj edhe me një set me fotografii raporton INA- Iliria New Agency nga New Yorku.
Kjo pritje u mbajt në një nga mjediset e lakalit “Empire Steak House” në Manhattan, dhe në të morën pjesë të ftuar disa pjestar nga kori diplomatik i akredituar në OKB- , përfshirë z/vendes ambasadorin e SHBA, në Kombet e Bashkuara Robert Wood, si dhe liderë, aktivistë, biznesmenë të sukseshëm, gazetarë, artistë dhe studentë të komunitetit.
Festimi i 16- Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u hap me interpretimin e dy Himneve kombëtare atë të Republikës së Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, interpretuar nga baritoni Ergin Oda.
Në këto 16 vite rrugëtim, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha të gjithanshme, ndërsa marrëdhëniet me SHBA, janë forcuar dhe konsoliduar gjithnjë e më shumë, ka thënë Konsulli i Përgjithshëm i Ambasador Blerim Reka: “Në 25 vjetorin e çlirimit të vendit, dhe 16 – vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, lufta e lavdishme çlirimtare dhe shtet-ndërtimi demokratik, është rrëfim suksesi”, tha Reka.
Fjala e plotë e ambasadorit Reka:
Zonja dhe Zotërinj, të nderuara bashkëatdhetare dhe të nderuar bashkëatdhetarë!
Duke ju falënderuar për praninë tuaj, më lejoni të evokoj shkurmisht këtë datë të shënuar historike, më të rëndësishmen për shtetin e Kosovës.
Sivjet kremtojmë 16 vjetorin e pavarësisë dhe 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Këto dy përvjetorë janë edhe një dëshmi e një rruge të gjatë dhe jo të lehtë, por njëkohësisht edhe provë se Republika e Kosovës, është rrë%m suksesi i shtete-ndërmit demokrak pro-perëndimor, e cila lindi nga lufta çlirimtare e UÇK dhe mbështetja e SHBA-së, dhe e NATO-s, kundër regjimit gjenocidal serb.
Lufta përfundoi para një çerek shekulli, por jo edhe kërcnimet nga fqiu verior, si ai i 24 shtatorit të vit të kaluar mbeten. Agresionin e zbrapsëm me suskes, siç do zbrapsim edhe çdo tentim tjetër që sulmon tërësinë territoriale dhe sovranitetin, sepse siç mund ta lexoni edhe moton e këtij përvjetori: “KOSOVË, NE DO TË DALIM ZOT”.
Kosova mbetet pjesë e botës demokratike, përball kërcnimeve të botës autoritare, por gjithnjë në miqësi të përhershme dhe partneritet strategjik me SHBA-të.
Konsullata e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës në SHBA, e shënoj mbrëmë këtë ngjarje historike nën tingujt e muzikës dhe këngëve së duetit Ergin Odda dhe Mariza Ikonomi, në lokalin “Empire Steak House” në Manhattan, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që përkon edhe me 25 vjetorin e lirisë së Kosovës” thuhet në një njoftim të Konsullatës së Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në New York.
Kujtojmë se 16 vjet më parë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbajtur më 17 shkurt të vitit 2008, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik, nga ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili lexojë dekleratën e pavarësisë.
previous post