AKTUALEOPINIONE

Turpi nuk hahet me bukë


Nga Fati Rexhepi✅

🔴I tmerruar nga ajo që pash në një video që ishte regjistruar në Shkup, wooow turpi i botës, si prind që kam 5 vajza më duhet të reagoj sado pak të ndërgjegjësohemi! Gjithmonë e kam thënë dhe do e përsëris, fëmijë të keq nuk ka, fëmija është një fletë e bardhë, ku çfarë do të shkruaj autori ( prindi) sot, do lexohet në të ardhmen🔴ja çfarë jemi duke lexuar dita-ditës, dikush qeshet e dikush tmerrohet, jo çdo mashkull duhet thirrur Baba e çdo femër Nënë🔴të bëhesh prind nuk domethënë të marrësh një epitet të tillë pa kurrfarë përgjegjësie,  pa punuar e edukuar fëmijën me një kulturë të qytetëruar!
🔸Ajo që pash ishte tmerr që as te kafshët nuk ndodhë; të pjellësh dhe të lësh fëmijë të devijuar rrugëve që të ketë hata shoqëria ,,mjer dera që ju rrit e mjer dera që ju pret” , do thonin gjyshërit tanë!
O këta vajza që nesër do duhet të jenë edukatoret e para të fëmijëve të tyre, çfarë do i mësojnë në të ardhmen për huliganizmin dhe si në rininë e tyre kanë qenë të çthurura.., mjerim o popull, detektoni problemet e fëmijëve sa nuk është bërë vonë, kontrolloni rrjetet sociale që përdorin, sepse dita ditës shkon e bëhet zi e më zi!
E rritësh fëmijën me plot mund duke ndarë nga goja yte për ta ushqyer,  veshur e shkolluar dhe dalin do pjellëziu dhe e bullizojnë, dhunojnë, bile edhe torturojnë fizikisht!Kjo nuk tolerohet, urgjent duhet që çdokush të mer masa në shtëpi të vet dhe të mos mundohet që fajin ta hedh tek tjetri, sepse secili mbajmë përgjegjësi për veprimet dhe prodhimet tona.
🔸Ti biem vetes pas se s’na bëjnë punët; çfarë lypin fëmijët nën 18 vjet te këngët e çthurrura, ku çdo e dyta fjalë e tekstit është droga, erotika zhveshjet, në Facebook, instagram, Tiktok, në mënyrë të pakontrolluar nga prindërit, kur dihet se aty ka çmos dhe jo rastësisht rregullat e hapjes së një Acconti janë Above 18, kurse prindët e sodit ende pa lind fëmija i hapën profil dhe i publikon fotot nga ultra zëri tek gjinekologu! Pastaj çfarë u bë, mos prit ta rregulloj gjendjen dikush tjetër nëse nuk mer masa vet për vete dhe në fund kush i ka fajet,  shoqëria ,,ja kan bërë për inat” do të arsyetoheshin apo si shpesh del fajtor edhe policia; noramal kur s’je në gjendje të rritësh dhe edukosh pjellën pse e mer në qafë botën.🔴
Drogë, alkool, bixhoz, dhunë, bullizëm, këto janë epitetet e rinisë së gjeneratave që po vijnë, sepse ka humb respekti kudo, as ligji as rregulli as fëmija as prindi, as mësimdhënësi as drejtësia, bile nuk respektohet as buka e gojës që hanë, një thënje fetare thotë ,,nuk mund t’ua rregulloj Zoti juaj gjendjen, nëse ju nuk mundoheni ta rregulloni vetë”, dhe për fund e kisha përfunduar me thënien e vjetër ,,E mromja për hajër inshhallah” sepse turpi nuk lahet me varakin e domestos, por duhet ta parandolojmë sa nuk është bër vonë dhe nuk ka qelbësuar botën.🔴

Related posts

Fronti Evropian: Asnjë Qeveri s’mund ta shfuqizojë marrëveshjen me Behtel & Enka!

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk po e njohim më Ali Ahmetin, BDI-ja po i ngjan më tepër VMRO së Sashos

admin

Hera e parë që Këshilli SA mblidhet në Shqipëri: Të intensifikohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në nivelet e larta

admin