AKTUALE

Shaqiri: Komuna e Tetovës i menaxhon më së keqi obligimet në fushën e arsimit, askush mbi ligjin

Banner

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se Komuna e Tetovës i menaxhon më së keqi obligimet në fushën e arsimit. Sipas Shaqirit, në vend të cilësisë së mësimdhënies dhe interesave të nxënësve, kryetari i komunës është fokusuar në lojërat politike që realizon përmes institucioneve arsimore, raporton indeks.mk

Shton se Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar parregullsi të shumta, sidomos gjatë zgjedhjeve dhe emërimeve të drejtorëve në shtatë shkolla komunale fillore dhe të mesme.

Ministri deklaron se askush nuk është mbi ligjin dhe për mosrespektim mbahet përgjegjësi.

Njoftimi i plotë:

👎 Komuna e Tetovës i menaxhon më së keqi obligimet në fushën e arsimit. Në vend të cilësisë së mësimdhënies dhe interesave të nxënësve, kryetari i komunës është fokusuar në lojërat politike që realizon përmes institucioneve arsimore.
🕵️♀️ Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar parregullsi të shumta, sidomos gjatë zgjedhjeve dhe emërimeve të drejtorëve në shtatë shkolla komunale fillore dhe të mesme, për të cilat janë dhënë udhëzime dhe janë nisur procedurat përkatëse.
😮 U zgjodhën drejtorë që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për kryerjen e detyrës dhe disa u emëruan pa shpallje.
📢 Rasti i fundit i parregullsisë së konstatuar është tentativa e drejtorit të SHFK “Liria” për të marrë me deklarim të rremë punonjës nga institucionet e tjera, për çka janë njoftuar organet kompetente.
⚖️ Askush nuk është mbi ligjin dhe për mosrespektim mbahet përgjegjësi.
Kryesia e Tetovës është e vetëdijshme për shkeljet që ka bërë dhe përpjekjet për t’i dhënë kontekst politik reagimeve të institucioneve dhe reagimeve të një pjese të qytetarëve të Tetovës është e kotë.

Banner

Related posts

“Ministri Bekteshi nuk ka lejuar dhënien e licencës, pasi nuk plotësoheshin kushtet”! Ademi: Do të japim provat se kush ka lejuar të ndodh tragjedia në Koçan

Gjyla Halili

Bexheti: Nëpër qytet flitet me të madhe, që Izet Mexhiti para zgjedhjeve u ka premtuar lirimin disa personave që kanë probleme me ligjin

Gjyla Halili

Kryetari i Gjilanit prezanton projektin e stacionit të autobusëve, i cili kap vlerën e 1 milion eurove

Gjyla Halili