AKTUALE

Delegacioni i BE-së në RMV: Ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit nuk i referohen as legjislacionit të kufizuar europian

Banner

Propozim ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit që presidenti Stevo Pendarovski nuk i nënshkroi dhe i ktheu në procedurë parlamentare nuk i referohen legjislacionit të BE-së në këto fusha, thonë nga delegacioni i BE-së në Maqedoni.

Nga atje për “A1on” përsërisin qëndrimin se për këtë ligj është keqpërdorur flamuri europian, pasi nuk bëhet fjalë për respektim të legjislacionit europian.

“Kemi vënë re se presidenti nuk e ka nënshkruar dekretin për publikimin e Ligjit. Siç e kemi theksuar më herët, Projektligji për ndryshimin e Ligjit të lojërave të fatit dhe argëtimit nuk i referohet as legjislacionit të kufizuar të BE-së që mund të jetë i rëndësishëm në këto fusha. Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 thekson se procedura e flamurit të BE-së duhet të përdoret kur lidhet drejtpërdrejt me miratimin e ligjeve qëllimi kryesor i të cilave është harmonizimi me ligjin e BE-së dhe jo një debat i shkurtër publik për çështje të rëndësishme”, thonë nga delegacioni i BE-së.

Pendarovski, nga ana tjetër, kur vendosi të mos e nënshkruajë Dekretin për Ligjin për lojërat e fatit, iu referua vërejtjeve nga Bashkimi Evropian se flamuri evropian është keqpërdorur për të anashkaluar procedurën e rregullt, duke theksuar se është konsultuar me juristë vendor për këtë ligj, por dhe me BE-në.

Banner

Related posts

Politikologu Vilson Junçaj:Malësisë i është rikthyer lavdia e saj e vjetër, Malësia frymon shqip

admin

Ndalimi i drejtorit të Spitalit Geriatrik, ASH: Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi, drejtësia duhet të jetë jo selektive

Gjyla Halili

Shërbimet janë online, por administrata vazhdon të zgjerohet dhe të zgjasë pushimet

Gjyla Halili