AKTUALE

“Aktivitete të bujshme” -paralajmëron BFI-ja për muajin Ramazan

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka miratuar kalendarin e shënimit të datave të rëndësishme gjatë muajit të Ramazanit, përcjell TV21.

Në njoftim nga BFI-ja potencojnë se do të realizojnë aktivitete të bujshme.

“Më datë 15.02.2024 në Shkup u mbajt mbledhje e rregullt e Rijasetit të BFI-së në të cilën në hollësi u diskutua dhe rrumbullakua “Programi i Ramazanit – 2024” i përgatitur nga Komisioni për planifikimin e aktiviteteve gjatë muajit të begatshëm të Ramazanit. Në mbledhjen në të cilën të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Rijasetit, në koordinim me Muftinitë u diskutuan dhe harmonizuan aktivitetet, sidomos vizitat e komisioneve nga Rijaseti në të gjitha muftinitë e vendit. Gjithashtu u dakorduan edhe datat për mbajtjen e manifestimeve qendrore për të shënuar dadat më të rëndësishme gjatë muajit ramazan, Dita e Bedrit, Nata e Kadrit, Netët Kuranore dhe shumë aktivitete të bujshme që janë planifikuar të zhvillohen përgjatë këtij muaji nëpër të gjitha muftinitë, gjegjësisht qytetet e vendit”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Banner

Related posts

BDI: Agjencia “Rubikon” ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan

Gjyla Halili

MISSY GOJÇAJ  SJELL HITIN MË TË RI TË   MALËSISË SË MADHE “KCIM MALSORÇE”

Gjyla Halili

“E kam lutur deri në qiell”, Izet Mexhiti thotë që nuk ka çfarë të diskutojë më me Ali Ahmetin

admin