AKTUALE

Përbërja e KSHZ-së / Abdush Demiri kaloi filtrin e Komisionit Parlamentar

Me 10 vota “për”, asnjë “kundër” dhe një të “përmbajtur”, anëtarët e Komisionit Parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve I dhanë mbështetje Abdush Demirit nga opozita shqiptare për të qenë anëtar I ri I KSHZ-së.

Propozimi për anëtar të ri në KSHZ duhet të votohet në seancë plenare. Për zgjedhjen e tij, duhet të votojnë së paku 80 deputetë, respektivisht shumica prej dy të tretave.

Në garë për anëtar të KSHZ-së ishte edhe kandidati Zulfi Adili nga Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës, I cili u tërhoq dje për shkak të emërimit të tij si Drejtor I Agjencisë për investime të huaja.

Pas emërimit të Krenar Llogës si Ministër për Drejtësi, një vend në KSHZ mbeti i zbrazur.

Banner

Related posts

SINAN VEJSELI emërohet Shef i Shtabit Politik të Këshillit Vendor “Duçanxhik” në Çair

Gjyla Halili

Edemet (ënjtja) e duarve dhe këmbëve pas lindjes

admin

Samiti për Rindërtimin e Ukrainës – një fillim i ri shprese dhe solidariteti

Gjyla Halili