AKTUALE

Ditmire Shehu: KSHZ-ja gati për zgjedhjet e dyfishta 2024!

NISIN AFATET ZGJEDHORE

Konform Kodit Zgjedhor, nga dita e publikimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në Gazetën Zyrtare, nisin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore.

Për dy ciklet zgjedhore do të ketë afate të veçanta për zbatimin e zgjedhjeve.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, në emisionin e mëngjesit “Ora e Parë”, në Klan Maqedoni, tha se përgatitjet kanë filluar që moti dhe se gjithcka shkon sipas planprogramit.

“Nuk ishte risi se viti 2024 do të ishte vit I zgjedhjeve, ne si KSHZ e kemi ditur se do të kemi zgjedhje të dyfishta” – tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Kemi sjellë procedura sa I përket komplet procesit zgjedhor, nuk kemi hasur në asnjëfër pengese. Kemi sjellë planet operative, kemi realizuar pjesën më të madhe të furnizimeve publike”

Duke marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e shtetasve të RMV-së gjenden jashtë vendit, Nënkryetarja e KSHZ-së sqaroi edhe procedurat e votimit në vendet e huaja. Votuesi duhet të vërtetojë se është shtetas dhe ka adresë banimi në RMV dhe vërtetim se gjendet përkohësisht në shtetin ku voton.

“Nga ana e KSHZ do të merr vërtetim se I plotëson kushtet. Të njëjtin aktvendim që të mos lodhet të shkojë në ambasadë mund ta merr online dhe në ditën e votimit, një ditë para se të votohet në RMV, KSHZ-ja do të organizojë votim atje, nëse më së paku në atë shtet janë paraqitur 10 votues” – tha Shehu.

Identifikimi i votuesve sërish do të bëhet me fingerprint apo identifikimin e gishtërinjve. Shehu siguron se janë ndërmarrë të gjitha masat për proces korrekt zgjedhor.

‘Prej vitit 2021 kemi formuar një task-force grup dhe ky grup ka paraparë edhe planin B sa I takon pjesës së sulmeve kibernetike sidomos te pjesa e rezultateve. Herën e kaluar kishim, jo në aplikacione, se në opinion doli një teori se aplikacioni ishte sulmuar. Por, jo. Ishte ueb-faqja e KSHZ-së” – tha Ditmire Shehu.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill kurse rrethi I dytë eventual do të jetë më 8 maj, bashkë me zgjedhjet parlamentare. Kryeparlamentari Jovan Mitreski të mërkurën shpalli zgjedhjet e shtata presidenciale dhe zgjedhjet e 11-ta parlamentare, të cilat këtë vit do të mbahen në terminin e rregullt.

Fushata zgjedhore për presidencialet nis më 4 dhe përfundon më 22 prill, kurse për zgjedhjet parlamentare fushata nis më 18 prill dhe përfundon më 6 maj. /tvklan.mk

Related posts

BDI: Jemi të gatshëm ta mbështesim Qeverinë pa BDI, nëse opozita përkrah ndryshimet kushtetuese para formimit të kësaj Qeverie

admin

Deri në zgjedhjet lokale nuk do të ketë rekonstruim të Qeverisë

Gjyla Halili

BDI: 2.500 mashtrimet e VLEN dhe përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet

Gjyla Halili