AKTUALE

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli deri më 6 maj

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 6 maj, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sipas orarit të miratuar nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk duhet të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.
Rezultatet e anketave të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen jo më vonë se pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më vonë se data 2 maj deri në orën 24:00.

Listat e kandidatëve për deputetë pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 2 prill, deri në ora 24:00, pra 35 ditë para ditës së zgjedhjeve.
KSHZ-ja do ta hedh shortin për të përcaktuar listën e kandidatëve për deputetë më së voni më 13 prill.

Kontrollimi i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në të cilën mund të dorëzohen kërkesat për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Banner

Related posts

Tridhjetë vite nga marrëdhëniet diplomatike mes RMV dhe Japonisë, kështu e shënoi këtë datë ministri Bujar Osmani

Gjyla Halili

BDI: Dy vite spastrim institucional – tani edhe komisionet profesionale pa asnjë shqiptar

Gjyla Halili

RASTI I KUMANOVËS, SI E KTHEU YLBER LIMANI DYGJUHËSINË NË NORMË ZYRTARE

Gjyla Halili