AKTUALE

LEN: Zgjidhja në Çashkë, në dëm të shqiptarëve

Lidhja Evropiane për Ndryshim e vlerëson si humbje për shqiptarët zgjidhjen e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë. Në reagimin e opozitës shqiptare thuhet se në rastin e Çashkës nuk shihet asnjë triumf i shqiptarëve, por vetëm fitore e VMRO-DPMNE-së. Nga LEN thanë se zgjidhja e Talat Xhaferit është si në kohën e “aparteidit”, e arritur nën presion dhe në favor të prindërve, të cilët, të motivuar politikisht, protestuan kundër të drejtave elementare njerëzore të fëmijëve shqiptarë. Sipas LEN-it kthimi i kompetencave të arsimit për kryetarin e Komunës së Çashkës është shenja më e madhe e pafuqisë së BDI-së. Prandaj, shtojnë se duhet kujtuar BDI-së se shqiptarët nuk janë mysafirë në këtë vend, por janë realitet demografik, historik, ekonomik e politik

Banner

Related posts

Menduh Thaçi në Haraçinë: Nuk ka Qeveri pa Frontin, VLEN s’e ka takatin tonë

Gjyla Halili

VLEN pro shfuqizimit të qeverisë teknike, por jo para zgjedhjeve të ardhshme

Gjyla Halili

Në prag zgjedhjesh lokale, Yuri Kim thirrje qeverisë: Të merren masa! Lista e kandidatëve duhet të jetë e pastër

admin