AKTUALESHQIPËRI

Sekretari Blinken vjen nesër në Tiranë dhe takon Begajn, Ramën e Dumanin, Yuri Kim: Vizita për të ardhmen e vendit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të ulet në Rinas pak pas mesditës së të enjtes së 15 shkurtit. Siç mësohet nga detaje të përgatitjes së vizitës, do të jetë kryediplomati Igli Hasani ai që do t’i urojë i pari Blinkenit mirëseardhjen në aeroportin Nënë Tereza.

Ndalesa e parë e sekretarit Blinken mësohet se do të jetë në selinë diplomatike amerikane në Tiranë. Më pas është parashikuar takimi me kryeministrin Edi Rama. Kryefjalë e takimit mes Ramës dhe Blinken pritet të jenë çështje të demokracisë, antikorrupsionit dhe veçanërisht ato të sigurisë në rajon.

\Pritet që në këtë kontekst të ketë diskutim specifik për angazhime bilaterale dhe në kuadër të NATO-s, të cilat janë të lidhura me rajonin tonë, ku Rusia haptas ka demonstruar përpjekje konstante destabilizuese. Mesazhet e kësaj vizite sekretari Blinken pritet t’i japë në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ajo që pritet me interes që nga zyrtarizimi i vizitës është takimi me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, një takim ky i lexuar si një mbështetje e qartë e SHBA-ve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke prekur nivelet më të larta në drejtim apo ish drejtim të qeverisë dhe institucioneve shqiptare.

Nga Tirana, sekretari Blinken do të udhëtojë drejt konferencës së sigurisë në Mynih, e cila zhvillohet të premten e 16 shkurtit.

Yuri Kim, zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, tregoi detaje nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë së enjtes në Tiranë.

Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000. Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërisht në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin.

Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, tha Kim midis të tjerash.

Related posts

U miratua plani për menaxhimin e PK “Mali Sharr” 2022-2031

admin

Blerim Bexheti uron Festën e Fitër Bajramit

Gjyla Halili

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Gjyla Halili