AKTUALE

Kasami flet me gjuhën e VMRO DPMNE-së

“Besoj se do të jetë shumë më e lehtë që të zbatohen ndryshimet kushtetuese në kombinim të opozitës maqedonase dhe asaj shqiptare sepse besoj se atëherë marrëveshja e arritur do të jetë më e lehtë për t’u zbatuar”, thotë kryetari i Besës dhe një nga liderët e koalicionit të partive opozitare të shqiptarëve, Bilal Kasami, në një intervistë për “360 gradë” në MRT 1.

Lidhur me qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se jo vetëm tani por edhe në të ardhmen nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese në këto rrethana, Kasami komentoi:

“Besoj se do të jetë e mundur një marrëveshje e re për zbatimin e detyrimeve të ndërmarra, për dinamikën e zbatimit të marrëveshjeve të ndërmarra dhe dhënien e garancive shtesë.

Në këtë kontekst, Kasami e konsideron të drejtë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së.

“Mendoj se për ta është qëndrim korrekt sepse mendojnë se Maqedonia e Veriut u pajtua me Bullgarinë pa pasur, le të themi, mbështetje dhe legjitimitet të plotë nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një marrëveshje kaq të rëndësishme”, thotë kreu i Besës.

Related posts

Deputetja Rina Ajdari reagon ashpër ndaj skandalit diplomatik që tentohet të kalojë në heshtje

Gjyla Halili

Shporta minimale në muajin mars ka arritur në 58.998 denarë

Gjyla Halili

Gjithçka gati/ Sot bëhet inagurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia, i pranishëm dhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili