AKTUALE

Shaqiri: Pas shkollës në Vizbeg, Jabollçishtë e Bllacë, sot vendosëm dhe gurthemelin e shkollës fillore “Rilindja” në Sellcë…

Banner

Është vendosur sot gurthemeli i shkollës fillorë “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në fjalimin e tij tha se projekti për ndërtimin e shkollë është kapital për qeverinë mirëpo një domosdoshmëri për të gjithë banorët dhe nxënësit e fshatit Sellcë.

“Kënaqësi për mua që të prezantoj këtë projekt kapital për qeverinë e vendit, mirëpo kapital për nxënesit e këtij vendit, banorët e poashtu dhe mësimdhënësit. Për këtë projekt falemnderoj zëvendësministrin Bajram Rexhepin që dha kontribut në plotësimin e këtij dokumentacioni në afatin e paraparë, poashtu zëvendëskryeministrin Artan Grubi që gjithmonë jep mbështetjen e tij të parezervë në çdo projekt e madje dhe ministrin Fatmir Besimi që pavarësisht krizës ekonomike ka ndarë mjete nga ministria që ky projekt të filloi me ndërtim. Ky projekt na afron më shumë drejt standardeve europiane, ndaj ky projekt i bashkohet shkollës fillore në Vizbeg, Jabollçisht, Bllacë etj, ndaj së shpejti kështu bashkarisht do të jemi dhe në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë”, deklaroi Shaqiri.

Banner

Related posts

Skandal në Kulturë: Mbi 3000 artistë pa paga, Lutkov hesht si statujë

Gjyla Halili

MASH-Maqedoni: Do të ndahen 1570 bursa për nxënësit në arsim të dyfishtë

Gjyla Halili

Bashkësia Fetare Islame në Shkup: Gjithçka gati për pritjen e Ministrit të Haxhit të Arabisë Saudite

Gjyla Halili