AKTUALE

Ujësjellësi: Shkupi do të ketë ujë të pijshëm

Qyteti i Shkupit gjatë ditës së nesërme do të furnizohet rregullisht me ujë, pa asnjë ndërprerje, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi, përcjell TV21.

“Fatkeqësisht në rrjetet sociale janë publikuar dhe shpërndarë informata të pasakta dhe të paverifikuara nga persona të paautorizuar dhe ndaj këtyre personave, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësi dhe Kanalizimi do të ndërmarrë hapat e duhur për të përcaktuar përgjegjësinë për tentativën për të krijuar pasiguri te qytetarët e qytetit të Shkupit.

Nesër të gjitha zonat e banuara në qytetin e Shkupit do të furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm”, thonë nga Ndërmarrja.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Viti 2024 do të sjellë ndryshimin e shumëpritur

Gjyla Halili

DREJTORI I INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SË SHARIKAS NË BFI

admin

Kovaçevski pret debat konstruktiv në Kuvend

admin