SPORT

Real Madridi tregon forcën para tifozëve të vet, fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës

Reali i Madridit ul me këmbë në tokë Gironën dhe i jep një goditje të rëndë në garën për titull, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen direkte në “Santiago Bernabeu”.

Skuadra katalane, e cila ishte edhe befasia e kampionatit spanjoll këtë sezon, duke rivalizuar me Realin për vendin e parë për javë të tëra, u dorëzua shumë shpejt në Madrid, duke konfirmuar se eksperienca është vendimtare në nivele të larta.

Skuadra e Ancelottit e nisi vrullshëm dhe ishte Vinicius Junior që shënoi golin e avantazhit që në minutën e 6’. Sulmuesi brazilian bëri një aksion mjaft të bukur personal dhe lëshoi një goditje nga distanca, duke dërguar topin në cepin e portës dhe nisur festën e madrilenëve, teksa pas tij ishte Jude Bellingham që shënoi edhe golin e dytë për Los Blancos.

Në pjesën e dytë Bellingham gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Realin, teksa goleada u kompletua nga Rodrygo në minutën e 61-të . Shifrat 4-0 i dhanë mundësi Realit që të ulë ritmin dhe të menaxhojë lojën, ndërsa në shtesë Joselu gjeti shtyllën me një penallti të fituar nga Arda Guler…

Banner

Related posts

Muçaku padit Driton Halitin – Kreu

admin

Ndërpritet ndeshja Ylli – Bashkimi

admin

FTESË PËR NDJEKJEN E NDESHJES SË FUTBOLLIT: KF DEÇIQ KUNDËR TNS (WAL)

Gjyla Halili