AKTUALEOPINIONE

Huazimi pa interes



Taxhudin Hamidi -Tetovë

Në Kuran, al Bekar :279 i Plotëfuqishmi thotë:
” Askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni”.
Islami erdhi me koncept ekonomik të lartë.
  Kujdesi ekonomik ndaj njeriut.
Gjendja ekonomike dhe simpatija e tij ndaj huazimit pa interes.
Huazimi pa interes shkrin dallimet klasore në shoqëri  dhe largon  urrejtjet 
të cilat në të shumtën e rasteve në shoqëri lindin për shkak të rritjes së hendekur midis shtresave.
Pramdaj, Muhamedi Alejhisela në kodeksin e konceptit ekonomik bëri motivim ndaj  të pasurit për të dhënë para hua!
Madje, islami shkon përtej kësaj, duke motivuar dhe preferuar huan  më  tepër se bamirësinë- sadakanë.
Nga Enesi r.a.  tramsmetohet se i Dërguari i Allahut , ka thënë:
“Pasha natën e Isras, në hyrje të portës së Xhenetit shkruan shkruan  bamirësia(10) dhjetë fish,
kurse huaja (18) tetëmbëdhjet fish.
I thash:
O Xhebrail!
Pse huaja është më e mirë se lëmosha- sadakaja?
Ai më tha:
“Lypësi  kërkon edhe kur posedon, ndërkaq, huamarrësi nuk huazon  përpos
se kur ka nevojë”.
Kjo praktikë me motive profetike ka për qëllim përhapjen e vlerave të solidaritetit  dhe
bashkëpunimit midis anëtarëve të shoqërisë.
Transmeton Ebu Hurejra, Profeti ka thënë:

  “Kush dëshiron të marrë paratë e njerëzve me qëllim që ti kthej,  Perendia do t’ia mundësojë kthimin e saj.
Ndërkaq, kush merr hua me qëllim që ta dëmtojë, Perendia e dëmton  atë”.
*E drejta e huadhënësit:
Është e drejt e huadhënësit që të kërkojë huan e dhënë.
Imam Kurtubi thotë: Është e drejtë e pa kontestueshme e borxhëdhënësi që të kërkoj borxhin  e tij dhe i lejohet të marr pasurin e tij pa dëshirën e huamarrësit.
Nëse huamarrësi nuk e kthen borxhin në rast mundësie është zullumqar.
Në të drejtën e komunikimit mes shqiptarëve  ne raste borxhi thonin :
” Borxhi është  turpi ditës dhe brenga – gajlja  e natës”.

(xhxhxh!)

Related posts

Bujar Osmani me mesazh ndaj bashkëqytetarëve maqedonas “Erdhi koha t’i ndryshojmë gjërat!”

Gjyla Halili

Nga sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 8.4 %

admin

Ekskluzive/ PDSH dhe Menduh Thaçi zyrtarisht largohen nga Fronti Europian

Gjyla Halili