AKTUALE

Shumë nxënës nuk kanë pranuar ndihmë nga Ministra e Arsimit në vlerë prej 1200-1800 den

Shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme akoma nuk kanë pranuar ndihmën nga Ministria e Arsimit në vlerë prej 1200 dhe 1800 denarë, dokumentacioni për të cilën u dorëzua në përmbyllje të vitit 2023. Pavarësisht që nuk bëhet fjalë për një shumë të lartë të ndihmës, prindërit dhe fëmijët thanë se e njejta është e mirëseardhur për të mbuluar disa nga shpenzimet shkollore. Ministria e Arsimit tha nuk bëhet fjalë për vonesë të pagesës por se e njejta realizohet në faza, varësisht marrjes së të dhënave nga shkollat.

“I kemi dorzu po s’kemi mar ende. Për sa fëmijë I keni dorzu? Vetëm për nji?, tha një prind.

“Nuk na kanë lëshu asgjë. A keni pas problem me dokumentacionin? Jo”, u shpreh një nxënës.

“Para vitit të ri I kemi dorëzu, ende nuk I kanë lëshu”, shtoi një nxënes tjetër.

Edhe për nxënësit e shkollës fillore “26 korriku” të komunës Shuto Orizarë akoma nuk është realizuar pagesa. Për këtë llojë të ndihmës kanë aplikuar mbi 1500 nxënës. Drejtoresha, Besare Hasani Sejdiu tha se tashmë vijon edhe afati I tretë I aplikimit për prindërit që nuk arritën të sigurojnë dokomentacionin e duhur në afatet e kaluara.

“Prej 2080 nxënësve, tash për tash kanë aplikuar 1520 nxënës që është një numër tepër I madhë për shkollën tonë. Tash e kemi edhe afatin e tretë, për ata të cilët nuk I kanë dorëzu dokumentet më herët. Në afatin e dytë I kishim pesë nxënës. Në këtë afat kanë ardhur prindërit të interesohen cilat dokumente ju duhen. Deri tash janë interesuar dhjetë prind, ndoshta edhe do të jetë një numër më I madhë të cilët I presim ti plotësojnë dokumentet dhe ti regjistrojmë edhe ato”, tha  Besare Hasani Sejdiu, drejtore e sh.f “26 korriku”

Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 100 mijë nxënës do të marrin ndihmë financiare nga paketa e nëntë e masave antikrizë. Prej tyre, rreth 70 mijë janë nxënës të arsimit fillor ndërsa 35 mijë nxënës të arsimkit të mesëm. Ndihma në fjalë do të jetë e vlefshme deri në qershor kur edhe përmbyllet viti shkollor Me këtë pako të ndihmës përfshihen vetëm ata nxënës, prindërit e të cilëve kanë të ardhura mujore deri në 50.000 denarë.

Related posts

Kremtimi i 112 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë-Tuz

admin

Kovaçevski: LSDM ka plan të qartë dhe konkret për inicimin dhe rritjen e ekonomisë

Gjyla Halili

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Gjyla Halili