Kryetari i Aleancës për Shqiptarët gjatë intervistës së tij në Alsat sonte ka thënë se nuk do të habitej nëse Kuvendi i Ziadin Selës nesër do ta shkarkonte. Për të më shkarkuar u duhen 2/3 e votave, por kjo mund të ndodhë, tha ai. Më këtë veprim ai e ka kuptuar se nuk e ka shumicën e partisë dhe nesër në ora 13:00 është i lirë të aderoj tek Lëvizja Besa apo tek LD sepse e ka kuptuar tradhtinë që i ka bere elektoratit të Aleancës për Shqiptaret
“ Kam informacione se mund të insistohet që të shkarkohem, por kjo nuk ndryshon asgjë. Mendoj se votuesit e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët janë me anën që do ta udhëheqë betejën finale kundër BDI-së. Besimi në gjykata është shumë i ulët, por sidoqoftë unë do të respektoj çdo vendim gjykate” tha Taravari.
Ndërsa për nesër Kuvendi i Partisë të cilën e ka thirre Zijandin Sela konform statutit të partisë në resort Bushi nga ora 13.00 do të merr vendim për grupin e mercenareve të cilët pa biseduar me anëtarë të Aleancës për Shqiptarët kanë kaluar në kampin e opozitës.
Kryesia e partisë Aleanca për Shqiptarët dje njoftoi se ” Përgjatë ditës së djeshme një pjesë e kuvendarëve kanë marrë porosi për TUBIM në qytetin e Kumanovës dhe më pas për TAKIM me z.Taravari. Ajo që duam t’ju bëjmë me dije është që askush nuk duhet të bëhet pre e dezinformatave se mbahet Kuvendi i Partisë, sepse siç do të konkludoni vet edhe nga ftesa, bëhet fjalë për tubim dhe takim. Kuvendi i Partisë konform statutit të partisë është caktuar për të shtunën në resort Bushi ora 13.00.” thuhet në njoftimin e tyre.
Krenar Lloga Sekretar i Përgjithshëm të Aleanca për Shqiptarët ka bërë thirrje të elektoratit “Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, duam t’ju bëjmë me dije dhe t’ju sigurojmë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj. Sot mund të kemi keqkuptime e mosmarrëveshje, por nuk duhet aspak që ta largojmë njëri-tjetrin nga shtëpia jonë e përbashkët. Derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vërtetë, bëjmë thirrje për maturi e qetësi. Ne kemi kaluar së bashku shumë situata: si gëzime, ashtu edhe hidhërime. Andaj, apelojmë që edhe nëse ndahen rrugët tona, këtë ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë.
Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkëpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë.” thuhet në komunikaten e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleanca për Shqiptarët.