AKTUALE

Lladrovci priti në takim zv. Ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën: Mirëpresim çdo bashkëpunim që fuqizon shtetin tonë!



Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, zëvendës ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën, me bashkëpunëtorë, me ç’rast theksoi se mirëpresim çdo bashkëpunim që fuqizon shtetin tonë.


Çështja e mbrojtjes së vendit është çështje e çdo atdhetari e qytetari, andaj, fuqizimi i ushtrisë tonë, krah aleatëve, është detyrë parësore, ashtu sikur edhe komponenta e bashkëpunimit ushtarak-civil, ka shkruar Lladrovci.


Postimi i plotë:


Me kënaqësi prita në takim, zv. Ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, me bashkëpunëtorë, me ç’rast diskutuam për Vlerësimin e rreziqeve për territorin e Komunës së Drenasit, Planin Operativ Emergjent Lokal dhe çështjet që lidhen me problematikën e emergjencave.


Bashkëpunimi për çështjet e ngritura nga z. Syla me bashkëpunëtorë, janë të një rëndësie të pazëvendësueshme. Andaj, theksova në takim, ofrojmë përkrahjen e plotë si komunë dhe mirëpresim çdo bashkëpunim që fuqizon shtetin tonë, aftësitë mbrojtëse dhe integrimin në strukturat euro-atlantike.


Z. Syla e përgëzova për suksese dhe lajmin e mirë se Ushtria jonë, me kapacitetet e arritura do të rikthehet në Defender, si provë e parë drejt anëtarësimit në NATO. Çështja e mbrojtjes së vendit është çështje e çdo atdhetari e qytetari, andaj, fuqizimi i ushtrisë tonë, krah aleatëve, është detyrë parësore, ashtu sikur edhe komponenta e bashkëpunimit ushtarak-civil.


Përgëzojmë çdo arritje të FSK-së, duke qenë të bindur se qytetarët duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë kur flitet për mbrojtjen e shtetit, në rastin e emergjencave dhe bashkëpunimi me qëllimin e përbashkët për Kosovën vend i sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët.


https://www.facebook.com/61553684446044/posts/pfbid0Dh3wZiGDFZByW7bAEKMVr5nBQRjbHTZEF4zz5JdbQ3FUr2guTV7rpVSNLrVLmqKpl/?mibextid=I6gGtw

Related posts

172 gjoba në Shkup, 38 për tejkalim të shpejtësisë

admin

Kroacia rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike

admin

Osmani: Një takim i shkurtër por i ngrohtë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Gjyla Halili