AKTUALEBOTA

Agron Dedivanaj nga Lutjet e mëngjesit: Shpresë e fortë dhe shtysë në promovimin e idealeve kombëtare



Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj ka cekur rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë event shumë të rëndësishëm të Senatit dhe Kongresit Amerikan, ku marrin pjesë politikanë të shumë nga Ballkani.


Mesazhet inkurajuese që morëm dhe kontaktet e forta që arritëm na japin një shpresë të fortë dhe një shtysë konkrete në promovimin e idealeve tona kombëtare edhe në skenat më të fuqishme botërore, ka theksuar Dedivanaj.


Postimi i plotë:


Ishte kënaqësi që morëm pjesë në Lutjet e Mëngjesit të organizuara në Uashington, në bashkëpunim me Senatin dhe Kongresin Amerikan. Në një sërë eventesh dhe organizimesh, të cilat zgjatën 3 ditë, agjenda jonë ishte e mbushur me takime, biseda, diskutime dhe panele, takime dypalëshe, shumëpalëshe dhe takime të shumta në margjinat e këtij eventi.
Ishte kënaqësi për ne të takoheshim me njerëz të politikës, diplomacisë, njerëz që kanë arritur kulmet filantropike, shoqërore dhe të biznesit.
Në veçanti, dua të falënderoj kongresisten Lisa McClain dhe stafin e saj të shkëlqyer që janë kujdesur që të kemi dyer të hapura dhe akses të veçantë në çdo cep gjatë qëndrimit tonë në qendren e demokracisë botërore. Dua ta falënderoj edhe për punën që ka bërë në çështjen shqiptare gjatë gjithë kohës dhe veçanërisht për këtë javë, e cila ishte me një axhendë super të ngjeshur. Gjithashtu dua të falënderoj kongresmenin Rudy Yakym për takimin e ngrohtë dhe të frytshëm.
Ishte kënaqësi për ne që patëm mundësinë të prezantonim çështje të rëndësishme për kombin shqiptar para përfaqësuesve të ekzekutivit, zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe Mbrojtjes, por edhe zyrtarëve dhe përfaqësuesve të shumë vendeve që morën pjesë në evente dhe konferenca të ndryshme gjatë javës.
Gjithashtu, ishim të lumtur që zhvilluam takime vëllazërore me bashkatdhetarët tanë nga vendlindja, përfaqësues politikë, socialë dhe ekonomikë, me të cilët biseduam për bashkëpunimin konstruktiv dhe promovimin e kërkesave të popullit tonë në vendlindje para Kongresit dhe Senatit.
Mesazhet inkurajuese që morëm dhe kontaktet e forta që arritëm na japin një shpresë të fortë dhe një shtysë konkrete në promovimin e idealeve tona kombëtare edhe në skenat më të fuqishme botërore.
Vërtet ky është shekulli i shqiptarëve dhe vetëm me punë konkrete dhe të palodhur, zëri ynë përmes Uashingtonit, si tempull i vlerave perëndimore të demokracisë dhe lirisë, do të dëgjohet në çdo vend tjetër të botës.
Agron Dedivanaj

Related posts

Bekteshi: Ahmeti së shpejti do të zbulojë mekanizmat për mbrojtjen e legjitimitetit të shqiptarëve

Gjyla Halili

Alarm për miliona njerëz teksa tymi i 900 zjarreve shkatërrimtare në Kanada po përhapet në SHBA (fotot)

admin

GRUPI I DYTË I HAXHILERËVE TË TETOVËS ARRITËN NË VENDLINDJE

Gjyla Halili