AKTUALE

Taravari: Opozita ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë të shkurtër për MIA-n konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të jetë kandidati i tyre për presidenti në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se ai nuk është i interesuar, informon PRESSonline.al

“Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar”, tha Taravari.

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistën e mbrëmshme televizive në RTK, ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat për president.

“Po, me Taravarin është diskutuar që të jetë kandidat për president dhe ai shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje”, theksoi Kasami.

Banner

Related posts

Bujar Osmani: Bashkësitë etnike na kanë përzgjedhur ne shqiptarëve për gardian të interesave të tyre

Gjyla Halili

TË ZGJEDHURIT E POPULLIT PO E DËMTOJNË SERIOZISHT IMAZHIN E KOSOVËS NË BOTË

Gjyla Halili

Golden Eagle ndan dhe 35 bursa për student, në total do të ndahen 100 bursa

Gjyla Halili