AKTUALE

Përkrahësit e Qani Nesimi, letër Reisit: Do ta mbrojmë Myftininë me çdo kusht!

Banner

Nga BFI-Muftinia e Tetovës
Deri te:
· Rijaseti i BFI-së
· Reis Ulema hafiz Shaqir ef. Fetahu

Lënda: Informim
Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 01.02.2024 (e enjte) me anëtarët e Muftinisë solli këto vendime:
· Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës qëndron pas Vendimeve të saj sjellura që nga fillimi e deri më sot, mirë të njohura për opinion, Rijasetin e BFI-së të RMV-së dhe vet Reisin Hafiz Shaqir ef. Fetahu, ndaj nuk pranojmë asnjë Vendim i sjellur në formën jolegale dhe jokushtetuese nga Reisi i Bashkësisë Fetare Islame.
· Dënojmë ashpër aktin e pahijshëm dhe tentimin e të emëruarit UD Mufti Dr. Selver ef. Xhemailit më datë 31.01.2024, që në mënyrë klandestine dhe të dhunshme tentoi të futet në Institucionin e shenjtë të muslimanëve të Tetovës-Muftinia e Tetovës.
· Kërkojmë nga të gjitha institucionet relevante në vendin tonë që të dënojnë sjelljet e pahijshme të UD Dr. Selver ef. Xhemaili, sepse i vetmi organ që jep dhe merr mandat është Organi i Muftinisë së Tetovës i zgjedhur nga Kuvendi i Xhematit ku reflektohet vullneti i nëpunësve dhe Xhematit të Tetovës.
· Vulat e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Tetovës i takojnë Organit të Muftinisë së Tetovës dhe nga sot, 01.02.2024 i merr në posedim Organi Kolektiv i Muftinisë së Tetovës, ndërsa vula jolegale që mban me vete UD është jolegale dhe jokushtetuese.
· Ne, si Muftini e Tetovës, dënojmë çdo veprim dhe vendim antikushtetues dhe përçarës.
· Zotohemi se me çdo kusht do të mbrojmë unitetin e BFI-së dhe Muftinisë së Tetovës.

⏹BFI-Muftinia e Tetovës

Banner

Related posts

Rroga e Pendarovskit rritet për 72 mijë denarë: Nëse nuk mund të kthehet, do të jepet donacion

admin

Xhaferi në Prishtinë do takohet me Osmanin dhe Begajn

Gjyla Halili

Ndërmarrja “Rrugët e Shtetit” punësoi 143 inkasantë për pikat e pagesës rrugore

Gjyla Halili