AKTUALE

Arsovska: Realizojmë edhe një projekt nga programi ‘Për Shkupin modern’

Banner

Jemi duke zbatuar një tjetër projekt nga programi ‘Për Shkupin modern’ për zhvillimin e rrjetit të biçikletave, me të cilin qytetarët e qytetit të Shkupit marrin një shteg krejtësisht të ri biçikletash, i cili lidh komunën e Gazi Babës me komunën Qendër dhe Aerodrom.

Shtigjet e reja të biçikletave shtrihen në një gjatësi prej dy kilometrash, pra nga një kilometër secila në të dy drejtimet në rrugën “808” në lagjen Autokomanda. Në të njëjtën shtrirje po punohet për një brez krejtësisht të ri të gjelbër, si dhe një shteg të ri, i cili mundëson siguri më të madhe për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Me aktivitetet në terren realizohet projekti “Shkupi – qyteti i biçikletave”, i cili është një nga projektet strategjike të programit “Për Shkupin modern”. Qyteti i Shkupit në dy vitet e fundit ka investuar në më shumë se 30 kilometra shtigje të reja për biçikleta në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa projektin e realizon ndërmarrja publike “Rrugë dhe rrugica” Shkup.

Banner

Related posts

Sot Izet Mexhiti i drejtohet POPULLIT!

Gjyla Halili

“Do nënshkruhet marrëveshja e madhe”/ Trump njofton vizitën e Zelenskyt të premten në Shtëpinë e Bardhë

Gjyla Halili

Sot, më 11 shtator, puthadorët, pushtuan në mënyrën më joligjore edhe kalanë e fundit të kulturës shqiptare në RMV!

Gjyla Halili