AKTUALE

Mushkolaj: Kurti dështoi në Shqipëri dhe shumë mirë që ka dështuar

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të themelonte parti në Maqedoninë e Veriut, por këtë nuk ia lejon ligji atje.

Në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj thotë se Kurti e ka gjetur mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore.

Ai theksoi se kryeministri Kurti me partinë e tij dështoi në Shqipëri.

Mushkolaj e konsideron këtë si një hyrje flagrante e VV-së dhe Kurtit në Shqipëri.

“Albin Kurti do të themelonte partinë në Maqedoni, por nuk ia lejon ligji, dhe ai ka gjetur këtë mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore. Kurti ka dështuar në Shqipëri dhe shumë mirë që ka dështuar dhe ishte një hyrje flagrante e VV-së dhe Kurtit në Shqipëri, atje iu shua partia …”, thotë Mushkolaj.

Ai cilëson se shfrytëzimi i emrit të kryeministrit Kurti “është një propagandë”.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi do të votojë në Sellcë në orën 10:45

Gjyla Halili

Rexhepi thotë se “nuk mundet ndërmarrja që ka 300 mijë euro humbje vjetore, të ndërtojë stadiumin e Tetovës”! Ja plani i tij

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi “bombardon” Tetovën me projektin gjigand – Kazerma me 150.000 metra katror do të bëhet super park dhe me një qendër moderne administrative!

Gjyla Halili