Përvoja na tregon se të bashkuar mund të ecim drejt rrugës së duhur dhe të arrihen të gjitha qëllimet bazuar në vlera dhe parime. Sot është kohë tjetër, sot nuk është kohë e përçarjeve, sot është kohë e unifikimit. Koalicioni qeveritar proevropian, mbi të cilin bazohet qeveria e re ka dëshmuar se ka vullnet politik dhe kapacitet njerëzor për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe përgjegjësive. Organizuam edhe disa cikle zgjedhore të vlerësuara si në vend ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare si të lira, të drejta dhe demokratike dhe e di që kështu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme, theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp pas pranim- dorëzimit të detyrës kryetari i qeverisë Dimitar Kovaçevski me kryetarin e qeverisë kalimtare, Talat Xhaferi.
“Me punën e deritashme dhe të ardhshme, në vitin 2030 Maqedonia e Veriut duhet të bëhet anëtare e BE-së. E gjithë kjo vjen pas arritjes së një qëllimi strategjik shumë dekadash – anëtarësimi në NATO me të cilin siguruam paqen dhe stabilitetin dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë. Sot njihemi si një faktor stabiliteti në rajon. Koalicioni qeveritar proevropian mbi të cilin bazohet qeveria e re ka dëshmuar se ka vullnet politik dhe kapacitet njerëzor për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe përgjegjësive. Njëherësh, treguam pjekuri politike dhe demonstruam kapacitete koalicionimi të cilat janë të nevojshme që një qeveri të jetë e qëndrueshme dhe funksionale. Kemi organizuar edhe disa cikle zgjedhore të vlerësuara si në vend ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare si të lira, të drejta dhe demokratike dhe e di se kështu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë kryeministri në largim, Kovaçevski.
Ai nënvizoi se sot është koha për mbështetje reciproke për punë të përbashkëta, si dhe përgjigje shtetërore se sa shpejt do të lëvizim drejt BE-së.
“Përvoja na ka treguar se të bashkuar mund të ecim në rrugën e drejtë dhe të arrihen të gjitha qëllimet, bazuar në vlera dhe parime. Sot është kohë tjetër, sot nuk është kohë e përçarjeve, sot është kohë e unifikimit, sot është kohë më e mirë, kohë ku dëgjohen argumentet, kohë në të cilën e kaluara e kapur i takon historisë, kur askush nuk duhet të pëshpëritë dhe fshihet për ta thënë mendimin e vet. Sot është kohë për optimizëm, guxim dhe vetëbesim. Sot është koha e mbështetjes së ndërsjellë për punë të përbashkëta, për angazhimin shtetëror dhe sa shpejtë do të lëvizim drejt BE-së”, ka thënë Kovaçevski.
Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi tha se ai dhe Kovaçevski janë pajtuar për çështjet parësore që do të jenë në fokus të qeverisë që do ta udhëheq – Kushtetuta dhe ligjet do të jenë bazë mbi të cilat do të bazohet çdo vendim i qeverisë dhe do të vazhdojë me zbatimin e suksesshëm të politikave të koalicionit qeveritar.
“Nuk ka dyshim se detyrë parësore e kësaj qeverie është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike në një procedurë të hapur dhe ligjore të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunim me Kuvendin për zgjedhjet. Prandaj qeveria do t’i zbatojë të gjitha procedurat ligjore me Misionin e OSBE-së, ODIHR-in, me KSHZ-në, BE-në dhe SHBA-në, do të përmbushë të gjitha parakushtet operacionale për të mundësuar standarde më të larta evropiane në fushatën zgjedhore për të mbajtur zgjedhje me legjitimitet të plotë të vullnetit elektoral të qytetarëve”, tha Xhaferi.
Ai paralajmëroi ruajtjen dhe promovimin e partneritetit strategjik me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në, si qëllime fillestare të mbështetura nga pavarësia e shtetit, veçanërisht në momentin aktual gjeostrategjik.
Ai siguron se qeveria kalimtare do të punojë në mënyrë transparente dhe efikase në interes dhe mirëqenie të qytetarëve.
“Pavarësisht se sa do të zgjasë kjo qeveri, ju siguroj se në asnjë moment nuk do të mungojë funksionimi i rregullt, bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja në punën e qeverisë duke siguruar që çdo segment dhe ministri të jetë transparente, llogaridhënëse dhe mbi të gjitha efikase në shërbim të qytetarëve. Ne mund të jemi nga provenienca të ndryshme në këtë përbërje qeveritare, por ka diçka që nuk ndryshon, jemi aty falë jush, legjitimitetit tuaj dhe mbrojtjes së interesave tuaja duke krijuar mirëqenie për qytetarët”, ka thënë Xhaferi.