AKTUALE

Danela Arsovska priti në takim pune ambasadorin britanik Matju Leson

Në një takim pune me ambasadorin britanik në Maqedoni, Matthew Lawson dhe drejtoreshën e Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor, Claire Sears, diskutuam për aktivitetet e përbashkëta që pasojnë, intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimin tregtar dhe kulturorë ndërmjet Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira për projektet në kuadër të aktiviteteve të Shkupit Kryeqyteti Evropian i Kulturës.

Në periudhën e ardhshme është planifikuar një bashkëpunim specifik dypalësh ndërmjet Shkupit dhe Liverpulit, i fokusuar në ndërtimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve miqësore dhe mbështetjen që Qyteti i Shkupit ka nga Mbretëria e Bashkuar, me qëllim të zhvillimit të programeve dhe projekteve specifike bilaterale që janë në faza e planifikimit dhe zbatimit të përbashkët.

Banner

Related posts

BDI i përgjigjet deputetes Dafina Stojanovska: Ali Ahmeti nuk ka pasur asnjë takim me të

Gjyla Halili

Sekretariati për Mundësi të Barabarta i BDI-së, Dega e Çairit, me rastin e 7 Marsit -Ditës së Mësuesit nderon veteranët dhe veteranet e arsimit shqip.

Gjyla Halili

Bukëpjekësit bëhen ”pishman” – rikthehet buka 33 denarë

admin