AKTUALE

Arsovska: Kallëzim penal për deponinë e egër në Vizbeg

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, thotë se i kanë dhënë fund edhe një deponi ilegale në territorin e qytetit të Shkupit.

Ajo njofton se bëhet fjalë për deponinë që ishte në lagjen Vizbeg.

“Deponia ndodhet në lagjen Vizbeg dhe inspektorët tanë kanë konstatuar kamionë dhe makineri të rënda duke hedhur mbeturina toksike dhe mbeturina ndërtimore në vend, pas çka është thirrur policia për të reaguar”.

“Ajo që u lejua prej vitesh dhe mbeti e pandëshkuar sot po sanksionohet, pronarët do të përgjigjen penalisht me pasurinë dhe lirinë e tyre. Në fund po ju drejtohem të gjithë atyre që me këtë lloj ekocidi dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, koha juaj ka kaluar, koha e mosndëshkimit ka kaluar, të gjithë do të mbajnë përgjegjësi”, thotë Arsovska.

Banner

Related posts

Ajdari: Koaliconi “vlen” nuk ju vlen as shqiptarëve e as kryeministrit

Gjyla Halili

Arbër Ademi (BDI): Raporti i BE-së për Klasterin e Dytë është alarmues – Maqedonia e Veriut po rrezikon fondet e Planit të Rritjes

Gjyla Halili

Alsat ka siguruar detaje ekskluzive nga Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili duhet ta zëvendësojë balancuesin e shfuqizuar

Gjyla Halili