AKTUALE

Princ Leka: Sot shënojmë histori, në Maqedoninë e Veriut kemi Kryeministër shqiptar

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Princ Leka ka uruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër.

Leka shkruan se realizimi i këtij ideali bën të ndihet akoma edhe më shumë nevoja për një jetë më të dinjitetshme për mbarë popullin shqiptar.

Urimi i plotë:

Vëllezër dhe Motra,

Sot shqiptarët shenojnë historinë me një arritje të madhe, për herë të parë në Maqedonine e Veriut do të kemi një kryeministër shqiptar.

Kjo e drejte e mohuar padrejtësisht ndaj shqiptarëve është fituar me mund dhe sakrifica të mëdha dhe me gjak të pastër patriotesh që nuk u kursyen për lirinë tone.

Sot ne ndjehemi akoma më afër endërres sonë mbarëkombetare për të patur një jetë të dinjitetshme por mbi të gjitha t’i japim brezave mundësinë për të qenë të lirë dhe krenar për përkatsinë e tyre kombetare🇦🇱

Banner

Related posts

Ceremonia e hifzit të Liridon ef. Cekës – Një Ditë Madhështore për Kur’anin në Kallnik

Gjyla Halili

ME ALI AHMETIN MAQEDONIA NË NATO

Gjyla Halili

Ditët zgjedhore 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili