AKTUALE

Camaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po bëjnë histori!


Deputeti dhe një nga liderët politik të shqiptarëve dhe Malësisë së Madhe në Parlamentin e Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka vlerësuar lartë emërimin e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

“Me zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sot po bëjne histori në rrugën e avancimit të të drejtave të tyre natyrore. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe trojet etnike”, ka shkruar Camaj.

Z. Camaj në fund ka uruar përzemërsisht z. Talat Xhaferri në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar shëndet dhe suksese në postin e merituar.

Postimi i plotë i z. Camaj:

Sot, në Parlamentin e Maqedonisë së veriut, zhvillohet seancë historike për shqiptarët. Historike, sepse në postin e kryeministrit do të zgjedhet një shqiptar, z. Talat Xhaferi, meritë kjo e angazhimit të lidershipit politik shqiptar, për faktorizimin e shqipatrëve në këtë shtet dhe në rajon.
Me këtë rast dua të vlerësoj, dhe me konsideratë te lartë t’i shprehi mirënjohjen më të thellë faktorit politik dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe liderit z. @Ali Ahmeti, për vizionin largpamës në avansimin e të drejtave të shqiptarëve, për bashkëpunimin e suksesshëm dhe rolin dinjitoz në faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, i cili me urtësi dhe mençuri po i përmbush aspiratat historike të shqiptarëve.
Me zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sot po bëjne histori në rrugën e avancimit të të drejtave të tyre natyrore. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe trojet etnike.
Por, zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është arritje vetëm e shqiptarëve, por edhe e Maqedonisë së Veriut si shtet, prandaj uroj të jetë shembull pozitiv për gjithë vendet e Ballkanit.
Uroj përzemërsisht z.Talat Xhaferri në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar shëndet dhe suksese në postin e merituar
Nikollë Camaj, deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi

Related posts

Takim i Kryeministrit Kovaçevski me ambasadorë nga vendet anëtare të BE-së: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është realitet, mbështetje për hapin e ardhshëm

admin

KANË AFTËSI PASTRUESE DHE ULIN KOLESTEROLIT, KËTO JANË USHQIMET NATYRALE MË TË MIRA PËR KORONARET E ZEMRËS

Gjyla Halili

HATME NË XHAMINË E RE F. PALLÇISHT I POSHTËM

Gjyla Halili