AKTUALE

Sot zgjedhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut

Banner

Në Maqedoni të Veriut sot do të zgjedhet kryeministri i parë shqiptar.

Ai do të jetë Talat Xhaferi, i cili do të ketë një mandat prej 100 ditësh.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet në seancë për të debatuar mbi programin dhe kabinetin e Xhaferit, ndërsa deri në mesnate pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike.

Xhaferi i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.

Në sallën e Kuvendit do të jetë e pranishme edhe partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, po ajo paralajmëroi se nuk do të votojë për Qeverinë teknike.

Kjo është ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar.

Banner

Related posts

Viva Fresh Store lanson projektin “BLEJ PREJ SHPISË” përmes aplikacionit “Viva Fresh”

admin

Grupi punues për ndryshime kushtetuese do të mbajë seancë në Qeverinë e RMV-së

admin

Tri vjet nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë – çfarë kishin nënshkruar Hoti e Vuçiq në praninë e Trumpit

admin