AKTUALE

Lëvizja BESA mban kuvendin e degës në Saraj, konsolidon kryesinë e degës

Në një atmosferë impozante dhe në presence të qindra aktivistëve, simpatizantëve dhe qytetarëve që e duan ndryshimin në Kondovë të Sarajit, u bë konsolidimi i degës së Lëvizjes BESA – Saraj.

Në presence të kryetarit Bilall Kasami, sekretarit organizativ Adnan Azizi, dy nënkryetarëve Fatmir Limani dhe Blerim Sejdiu si dhe anëtarët e kryesisë qendrore, nikoqirit Hasim Murtezani dhe Nuredin Fetai e Haki Suma, me shumicë votash u zgjodh kryesia e degës dhe me këtë u rrumbullaksau e gjithë dega e Lëvizjes BESA në Saraj.

Lëvizja BESA është duke rrumbullaksuar gjithë procesin e brendshëm të strukturave, duke u bërë gati për zgjedhjet e 8 majit, ku do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse shqiptarët do të votojnë për ndryshimin e shumë pritur për të pensionuar politikanët e dështuar që nuk realizuan asnjë projekt për shqiptarët, por vetëm i varfëruan dhe larguan nga vendlindja e tyre.

Banner

Related posts

Pendarovski: Shteti duhet të qëndrojë në rrugën ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore

Gjyla Halili

Paralajmërimi për trazira në Ballkan nëse dënohen krerët e UÇK-së, Edi Rama: Ali Ahmeti i di mirë çështjet e stabilitetit

Gjyla Halili

Faton Ahmeti së bashku me Bujar Osmanin mysafir të kryetarit të PDE-së Arjanit Hoxha!

Gjyla Halili