AKTUALE

Behixhudin Shehapi dhe një mandat prirës i Organizatës Humanitare “El Hilal”: Vazhdojmë hapërimin në dekadën e re të humanitetit



Sot në Kuvendin zgjedhor m’u besua edhe një mandat për ti prirë Organizatës Humanitare “El Hilal”
Të nderuar anëtarë të Kuvendit, nga thellësia e zemrës ju falënderoj për besimin e dhënë.
Si duket ska ikje nga veprimtaria jonë. Do të jemi bashkë edhe për katër vjet të tjera. Humaniteti kur të rrjedh në gjak, vështirë se mund të largohesh.
Shpresoj dhe besoj se bashkë me ju do të vazhdojmë të mbajmë vitalitetin e kësaj veprimtarie volontere, hapërimin tonë ne dekadën e katërt të humanitetit e cila është një nevojë e kohës në të cilën jetojmë. Ky është një angazhim vullnetar ku kemi mundësi të kontribuojmë për mbrojtjen e vlerave tona të trashegimisë dhe në rend të parë të ndjenjës për bamirësi, e cila thellë është e ngulitur në përditshmërinë tonë. Jo vetëm të punosh dhe veprosh si vullnetar për 33 vjet, por vetëm të mbash gjallë organizimin kërkon përkushtim dhe vendosmëri në rrugën e këtij misioni të shenjtë. Thjesht, kërkon zemër.
Na priftë e mbara bashkërisht drejt qëllimeve tona humane.
Faleminderit.

Banner

Related posts

Përvjetori i rënies heroike të Shkëlzen Haradinajt

Gjyla Halili

Selami me rastin e 2 Prillit, dita botërore e Autizmit: Bota është me ngjyra dhe kjo na bën të jemi si ju

Gjyla Halili

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen e identitetit dhe emancipimit kombëtar”

Gjyla Halili