AKTUALE

Nesër në orën 11:00 është caktuar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë teknike në RMV


Mandatari Talat Xhaferi në Kuvend e ka dorëzuar Programin dhe Propozimin për përbërjen e Qeverisë teknike, ndërsa kryeparlamentari Jovan Mitreski seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re e ka caktuar për nesër (28 janar, e diel) në ora 11:00.

Në Programin e Qeverisë, mandatari Xhaferi thekson se prioritet i kësaj Qeverie do të jetë organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike më 24 prill dhe 8 maj, vazhdimi i të gjitha proceseve që rezultojnë nga negociatat e nisura për anëtarësim me BE dhe integrimi i përshpejtuar evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë, rritje e standardit të jetesës duke rritur pagat dhe pensionet minimale dhe mesatare në 2024, uljen e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe punësimit, mbështetje direkte për qytetarët dhe kompanitë në 2024 , shteti ligjor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rend dhe rregull i plotë i shtetit, vazhdimi i proceseve reformuese në të gjitha nivelet shtetërore.

“Për këtë qëllim, Qeveria, bazuar në dialogun e gjerë ndërpartiak, do të mundësojë zbatimin me efikasitet të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të mundësuar standardet më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet, gjegjësisht të zhvillohen zgjedhje me ligjshmëri të plotë, legjitimitet dhe pranim konsensual të vullnetit elektoral të qytetarëve”, thuhet në programin e mandatarit Xhaferi.

Banner

Related posts

Donald Trump kerkon që ish prokurori Jack Smith të ndiqet penalisht

Gjyla Halili

Isen Shabani dhe Arben Taravari zhvillojnë takim me ambasadorin Michalis Rokas

Gjyla Halili

Driton Sinishtaj:Një herë shërbëtor i DPS-së, gjithmonë shërbëtor i DPS-së,prandaj shqiptarët do të bëjnë dallimin më 5 Mars

admin