AKTUALE

Kryeministër shqiptar në RMV/ Rama: Ajo që ka bërë Ali Ahmeti, leksion historik për të gjithë ne


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përgezuar kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin për këtë siç e duan ai arritje historike.

Rama përmes një postimi në rrjetin social X shkruan se politika vizionare e Ahmetit është një leksion historik për të gjithë, madje dhe për brezat që po vijnë.

Statusi i plotë:

Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto.

Banner

Related posts

“Kirilit dhe Metodit” 29 projekte, UT-së vetëm 1, FNA pyet: A i diskriminon MASH-i universitetet shqiptare?

Gjyla Halili

VLEN në Austri organizon udhëtime falas për të votuar në Maqedoni, nisin rezervimet (FOTO)

Gjyla Halili

Bekteshi: LEN-i para një viti është fotografuar me VMRO-në dhe Apasievin

Gjyla Halili